Qytetarët që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik, duhet të kenë test negativ

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat e reja të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, por që kanë të bëjnë me qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë.

Qeveria ka njoftuar se të gjithë ata qytetarë të huaj që hyjnë në Kosovë dhe vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë test PCR negativ të kryer në 72 orët e fundit.

“Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit” thuhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mirëpo këtu përjashtohet ata qytetarë të huaj të cilët hyjnë brenda territorit të Kosovës dhe largohen brenda 3 orëve, ata që punojnë si transportues profesionist (vozitës), atyre që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh.

Poashtu, të lejuar që të hynë në Kosovë e kanë diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre.

Shtetet me rrezik të lartë momentalisht janë Letonia, Danimarka, Hoanda, Spanja, Britania e Madhe, Suedia, Sllovenia, Greqia, Belgjika, Lituania, FrANCA, India, Turqia dhe Irlanda.