Qyetetarët filmojnë momentet e tërmetit

Qyetetarë nga mbarë vendi kanë dërguar në KALLXO.com momentet e lëkundjeve brenda ambienteve të tyre familjare.

Në tri videomateriale të pranuara në KALLXO.com vërehet forca e lëkundjeve brenda banesave të qytetarëve.

 

 

Tërmeti që u ndje në Kosovë kishte epiqendër detin Adriatik.

Lajmet e fundit nga Shqipëria tregojnë për dëmet e para nga tërmeti që goditi vendin.

Sipas Top Chanel një ndërtesë në Durrës ka dëmtime të mëdha ndërsa brenda sajë ndodhet disa persona.

Durrësi sipas Top Chanel ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa lëkundjet kanë shkaktuar panikë tek qytetarët.

Tërmeti ishte me magnitutë 6.4 dhe është ndjerë në të gjithë vendin.

Qendra botërore e mbikqyrjes së termeteve ka publikuar të dhënat e shprëndarjes së dridhjeve nga tërmeti i fundit në detin Adriatik.

Sipas kësaj qendre tërmeti me magniturë 6.4 shkallë me epiqendër në Shqipëri, është ndier në Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë,Kroaci,Itali,Mal të Zi,Maqedoninë Veriore.

Kjo qendër ka saktësuar se tëmeti u shënua në orën 3 e 54 minuta të mëngjesit me epiqendër detin Adriatik.