Qeveria vendos për shpronësime në Shipitullë

Qeveria sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për shpronsim të pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqsore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se “Bazuar në kërkesën e KEK-ut konsideroj duhet të merret vendim për shpronësimin e pronave në zonën katastrale Shipitullë”.

Poashtu kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit për shpronsimin e pronave të palajtshme ish shoqërore “Auto Prishtina” ish Hoteli Victory, për nevoja të Policisë së Kosovës.