Marrëveshja e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Qeveria: Themelimi njëanshëm i Asociacionit sjellë dhunë

Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme që do të jetë fakt sfidues hartimi i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas Qeverisë, do të jetë sfiduese të arrihet një ekuilbër në mes të dy palëve.

“Do të jetë sfiduese që të arrihet ekuilibrimi mes kërkesave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe interesave të komunitetit serb”, thuhet në raportin e Qeverisë për marrëveshjet e Brukselit.

Në këtë raport që e ka siguruar KALLXO.com tutje thuhet e partitë opozitare e kanë kundërshtuar fuqishëm themelimin e këtij asociacioni, ndërsa tutje thotë se partitë kundërshtojnë të ashtëquajturat kompetenca ekzekutive të Asociacionit.

Në anën tjetër Qeveria thotë se po i inkurajojnë anëtarët e ekipit menaxhues që të diskutojnë në lidhje me autoritetin e AKS-së.

BIRN ka shkruar javën e kaluar që ky ekip menaxhues po kërkon ‘ligj të veçantë kushtetues’ për Asociacionin. BIRN-i ka siguruar procesverbalin e diskutimeve të takimit të këtij ekipi, ku në të janë diskutuar edhe çështja e Trepçës e Ujmanit, ku kërkohej që këto të kalojnë nën administrimin e Asociacionit.

https://kallxo.com/gjnk/ekipi-menaxhues-kerkon-ligj-te-vecante-kushtetues-per-asociacionin/

Përveç Trepçës e Ujmanit, ekipi menaxhues ka diskutuar edhe për idenë që sektorët e arsimit dhe shëndetësisë të jenë të varura nga Serbia.

https://kallxo.com/gjnk/serbet-e-kosoves-duan-qe-beogradi-te-drejtoje-arsimin-mireqenien-shendetesine/

Qeveria thotë se e mbështet një proces gjithëpërfshirës ku anëtarët e ekipit menaxhues që do hartojnë statusin e AKS-së do duhej të përfshijnë të gjithë partitë politike, organizatat e shoqërisë civile të popullsisë shqiptare e serbe e përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, shkruan KALLXO.com.

Mirëpo, nga 4 anëtarë sa ka momentalisht ky komision, të gjithë janë të komunitetit serb. Anëtarët e ekipit menaxhues për draftimi ne statutit janë: Vinka Radosavleviq, koordinatore; Dejan Radojkoviq; Igor Kallamar, anëtar dhe Svetislav Durleviq, anëtar.

E për “kërcënimin” e disa zyrtarëve serb se do ta themelojnë njëanshëm Asociacionit, Qeveria thotë se këto provokime mund të sjellin dhunë.

“Disa përfaqësues të komunitetit serb kanë sugjeruar themelimin e njëanshëm të AKS si strukturë paralele. Veprimet e njëanshme janë provokative si dhe mund të rezultojnë me jo-stabilitet dhe dhunë”, thuhet tutje në këtë raport.

Pas arrestimit të Marko Gjuriqit, kryetari i Listës Serbe dhe i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq kishte mbledhur përfaqësuesit serb të cilët pastaj i kishin dhënë ultimatum Qeverisë që nëse nuk themelohet asociacioni deri më 20 prill, ata do e themelojnë vet pastaj.

https://kallxo.com/rakiq-me-20-prill-themelojme-asociacionin/

Në anën tjetër Qeveria i cilëson këto si nxitje të Serbisë për të cenuar territorin e Kosovës nën maskën e AKS-së.

“Qeveria në mënyrë të zëshme kundërshton çfarëdo hapi për themelimin e njëanshme të AKS-së. Qeveria i kundërshton nxitjet nga Serbia që të cenoj integritetin territorial të Kosovës nën maskën e AKS-së”, thuhet në raportin e Qeverisë që e posedon KALLXO.com

Megjithatë, Qeveria është e zotuar që ta përfundojnë themelimin e AKS-së në ndërkohë që pret që Serbia t`i shpërbëjë strukturat e saja paralele në Kosovës, ndërsa presin që edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar t’i kërkojnë Serbisë të ndal mbështetjen dhe t’i shuaj strukturat paralele, shkruan KALLXO.com