Qeveria me Fushatë Informuese për Liberalizimin

Këtë proces në mbledhjen e qeverisë e përmendi ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku.

Çollaku tha se informimi i qytetarëve për obligimet që dalin nga liberalizimi do të kushtojë 200 mijë euro.

“Për këtë qëllim së bashku me Programin për Zhvillimin nga ShBA të nisim procesin informues me qytetarët për obligimet që dalin nga lëvizja pa viza, në vlerë prej 200 mijë euro, 100 mijë të alokohen nga UNDP-ja dhe 100 mijë nga Ministria e Integrimit Evropian,” tha Çollaku.

Çollaku deklaroi se Kosova po pret lëvizjen pa viza.

“Dy të arrituat më kryesore, zbatimi i MSA-së dhe shpejt po presim që pas marrjes së vendimit nga Parlamenti Evropian që të lëvizim pa viza. Ne kemi filluar takime të shumta informuese dhe jemi ne takime me bizniset që të kuptojnë përgjegjësinë për MSA-në,” tha Çollaku.

KALLXO.com ka shkruar për takimet e Kryeministrit Mustafa me biznesmenë nëpër komunat e Kosovës.

http://kallxo.com/mustafa-ne-viti-per-nevojat-e-bizneseve/