Dardani - Prishtinë - 05.04.2019

Qeveria e Shpend Ahmetit e heshtur, bërlloku mbulon lagjet e Prishtinës

KALLXO.com, në vazhdimësi ka raportuar për bërllokun nëpër lagjet e ndryshme të kryeqytetit.

Edhe gjatë kësaj jave, qytetarët kanë dërguar fotografi, ku shihet bërlloku nëpër hapësira të gjelbëruara, parkingje dhe bërlloku jashtë kontejnerëve.

Bërlloku në Prishtinë nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga shefi i OSBE-së në Kosovë, Jaan Brathu, i cili në profilin e tij në “Facebook” një javë më parë kishte postuar dy fotografi, ku tregohej bërlloku në një pjesë të Prishtinës.

Gjithashtu, qytetarë të shumtë kanë denoncuar parregullsitë dhe bërllokun nëpër kryeqytet, nëpërmjet komenteve në profilin e kryetarit Shpend Ahmeti në “Facebook”.

KALLXO.com, ju sjellë fotografitë e bërllokut në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

FOTO:

Dardani – Prishtinë – 05.04.2019

 

Ulpianë – Prishtinë – 04.04.2019

 

Ulpianë – Prishtinë – 04.04.2019

 

Hajvali – Prishtinë – 04.04.2019

 

Hapësira e gjelbër te Salla 1 Tetori – Prishtinë – 02.04.2019

 

Dardani – Prishtinë – 05.04.2019

 

Dardani – Prishtinë – 05.04.2019

 

Dardani – Prishtinë – 05.04.2019

 

Dardani – Prishtinë – 05.04.2019

www.KALLXO.com