Qeveria e Kosovës në Konferencën e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues

Ministri e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ministri Besnik Bislimi gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve “Together for Albania”, ka zotuar 200 mijë euro për ta ndihmuar Shqipërinë në fazen e rehabilitimit dhe rindërtimit,

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, kjo shumë i shtohet ndihmës financiare prej 500,000 euro që Qeveria e Kosovës kishte ofruar menjëherë pas termetit.

“Ministri Besnik Bislimi gjatë këtij qëndrimi njëditor në Bruksel, gjithashtu ka takuar edhe Ministrin për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar të Suedisë, Peter Eriksson, ku diskutuan rreth prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe përkrahjes që Suedia ka ofruar për Kosovën që nga paslufta”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Shqipëria ështē goditur nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e 26 nëntorit 2019.

Si pasojë e këtij tërmeti, mbi 50 persona kanë vdekur dhe qindra të lënduar.