Logo e PSD-së - Foto: Facebook
PSD bëhet me logo të re
Partia Socialdemokrate, e cila dikur udhëhiqej nga Kaqusha Jashari, para se të zgjedhë kryetarin e ri, ka publikuar edhe logon e re.
12 deputetët e dorëhequr nga Vetëvendosje, që tash e sa muaj funksionojnë si Grup i Deputetëve të Pavarur (GDP), në profilet e tyre në rrjetet sociale, kanë publikuar logon re të partisë së cilës iu bashkuan të premten e kaluar, por ende nuk e kanë marrë ‘timonin’ e saj.
Logo e re e PSD-së mbanë ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe atë vjollce.
Nesër, në Ditën e Europës, deputetët e dorëhequr të VV-së, pritet të zgjidhen në strukturën e re të PSD-së.
Njëri nga 12 deputetët e pavarur do të vijë në krye të partisë. Pra, PSD nesër zgjedh strukturën e re.
Ditë më parë, KALLXO.com raportoi se PSD ishte në koalicion me AAK-në, rrjedhimisht u bë pjesë e koalicionit PAN, në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-tës.
Ndryshe, GDP bëri publike parimet e përgjithshme në prag të organizimit si parti politike më 1 maj.
http://kallxo.com/grupi-i-deputeteve-shpalos-parimet/