Ilustrim

Prokuroria: Policit të dyshuar për vrasje i mungonte një plumb

Prokuroria e Prizrenit ka gjetur se karikatorit të armës zyrtare të policit, Sh.S, i mungonte një plumb pas vrasjes që ndodhi të dielën në një kazino të Suharekës.

Sipas Prokurorisë, pas vrasjes së 32 vjeçarit në Suharekë, policit i ishte konfiskuar  arma ‘Glock 9 mm’.

“Në  vendin e ngjarjes gjatë bastisjes te i pandehuri përveç armës zyrtare 9 mm  Glock që është konfiskuar, anë konfiskuar edhe 29 fishekë, ndërsa i pandehuri ka qenë i ngarkuar me 30 fishekë”, tha prokurori Mehdi Sefa.

Ai shtoi se nga gëshoja që është gjetur dyshohet që është e asaj arme , duke u bazuar edhe nga numri serik i gëzhojës.

Prokuroria e Prizrenit po kërkon që rreshterit policor t’i shqiptohen 30 ditë paraburgim, ndërsa këtë po e kundërshton mbrojtja e të dyshuarit.

Avokati Sefer Morina  e kundërshtoi caktimin e paraburgimit , sepse sipas tij nuk ka prova që e bëjnë të mbrojturin  e tij , fajtor për këtë vrasje.

“Përveç se është konstatuar vdekja e viktimës nga ana e raportit mjekësor, video inqizimeve të vendit te ngjarjes si dhe një pistolete e cila është në pronësi të pandehurit Sh.S e që e njëjta është në shfrytëzim zyrtar pasiqë i pandehuri me profesion edhe është polic, nuk është vërtetuar me asnjë provë se i njëjti është kryerës i veprave penale që pretendon prokuroria”, tha avokati.

“E mbështes fjalën e avokatit , sdi çka me fol e me shtu ma shumë “, tha i dyshuari.

https://kallxo.com/prokurori-polici-tentoi-ta-zhduke-incizimin-pas-vrasjes-ne-kazinon-e-suharekes/