Ferizaj

Prokuroria: Ferizajasi e grushtoi vëllanë për disa mjete pune

Në Gjykatën e Ferizajt sot është mbajtur seancë gjyqësore në rastin e të pandehurit I.R., i cili akuzohet se e kishte goditur me grushte në fytyrë vëllain e tij, B.R.

I akuzuari nuk e pranoi se e ka sulmuar vëllanë e tij.

Gjyqtari i rastit, Ilir Bytyqi, e ka caktuar shqyrtimin kryesor pas 7 ditësh pasi që i akuzuari jeton jashtë shtetit.

Prokurorja e rastit, Sebahate Sinani, e lexoi aktakuzën, sipas të cilës I.R. akuzohet se në gusht të vitit 2018 në një fshat të Ferizajt pas një mosmarrëveshjeje me të dëmtuarin – vëllanë e tij lidhur me disa mjete të punës, me dashje e përdor forcën ndaj të dëmtuarit ,duke e sulmuar dhe duke e goditur me grushte në fytyrë, me çka e ka kryer veprën penale të sulmit.