Prizreni. Foto: KALLXO.com

Prizrenasit i vidhet ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Bislim Shala’ në Prizren.

Një burrë ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur më forcë kanë hyrë në shtepinë e tij, që meqë rast kanë vjedhur një sasi stoli ari, dy pushkë gjuetie dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Siç bëhet e ditur, rasti i cili ka ndodhur rreth orës 02:55, është duke u hetuar nga njësitet relevante.