foto: Ilustrim

Prishtinë – Gjendet topat e vjedhur të futbollit

 

Në një garazhë në Prishtinë janë vjedhur disa topa të futbollit

Ankuesi ka raportuar rastin në polici, ndërsa këta të fundit kanë identifikuar të dyshuarin.

Sipas policisë topat e vjedhur pastaj i dyshuari ia kishte shitur një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, kurse topat e vjedhur janë sekuestruar dhe me urdhër të prokurorit i kthehen  pronarëve.

I dyshuari për kryerjen e vjedhjes dhe personi të cilit i janë shitur topat janë intervistuar në cilësi të të dyshuarve. Me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar lënda e rastit dhe janë liruar në procedurë të rregullt.