Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishet rrjeti në Komunën e Lipjanit, këto shërbime nuk mund të ofrohen

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se në mungesë të rrjetit, problem që u shkaktua nga disa dëmtime, nuk mund të ofrohen shërbimet elektronike nga kjo komunë.

Për këtë, qytetarët që do të të pajisen me certifikata të gjendjes civile, shërbimet mund ti kryejnë në zyret e vendit në Janjevë, Magure, Kraishtë dhe Shalë.

Në njoftim është thënë se është domtuar fibriti optik i segmentit Komuna e Ferizajt-Komuna e Lipanit.

Tutje është thënë se pasi të sanohet ky problem nga Posta dhe Telekomi dhe të rikthehen shërbimet, për të cilat është thënë se qytetarët do të njoftohen me kohë.