Prezencë e pashpjeguar e policisë në qendrën e votimit në Shtime

Ekipi i KALLXO.com që po monitoron zgjedhjet ka vërejtur një prezencë të pashpjeguar të Policisë së Kosovës në qendrën e votimit në shkollën “Emin Duraku” në Shtime. Siç raporton hulumtuesja nga vendi i ngjarjes polici është parë tek qëndronte në korridorin e shkollës në një karrige.

Sipas rregullave zgjedhore Policia e Kosovës nuk guxojnë të jenë brenda objektit ku mbahet procesi i votimit përpos në rastet kur ata janë ftuar nga menaxheri i qendrës.

Kallxo.com ka kontaktuar menaxheren e qendrës Valza Zymeri. E njëjta i ka thënë ekipit se nuk ka ditur që prezenca e policisë është e ndaluar brenda objekteve ku organizohet procesi i votimit.

Hulumtuesja raporton se pas interesimit polici është larguar nga ambientet e shkollës.
Kallxo.com ka angazhuar rreth 45 monitorues anembanë vendit për të mbikëqyrur procesin e votimit

Kontakti direkt me redaksinë është në numrat  +383 44 22 44 98 në telefon dhe viber ose në Facebook të KALLXO.com.