Presidenti Meta dekoron ushtarë e policë të Kosovës

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Meta do të qëndrojë në Kazermën ushtarake “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 11:00 do të rreshtohen njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për të pranuar dekoratat nga Presidenti Meta.