Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Foto: LSA

Presidenti i Shqipërisë do të vij në Kosovë të hënën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të vijë për vizitë në Kosovë më 15 gusht.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Presidenti Begaj është ftuar nga Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore” – thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.