Rexhep Selimi - Foto: KALLXO.com

Porosia e Rexhep Selimit për ekipin e dialogut: Shkoni po takohemi edhe kur të ktheheni

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi e ka quajtur ligj Pa lidhje ligjin e propozuar sot në Kuvendin e Kosovës për dialogun ndërsa i ka paralajmëruar ekipin se ata mund të shkojnë por do kthehen në Kosovë.

“Në Kuvendin e Kosovës Ligj ma pa lidhje nuk e di kur ka ardhë në kuvend. Ligj për dialogun me Serbinë” ka thënë. Ai ka thënë se nuk ka nevojë për këtë ligj për shkak se mjafton të respektohet vetëm kushtetuta.

Ai ka akuzuar Limajn e Ahmetin se po i ulen në tavolinë Thaçit ndërsa është vetëm një kopje e dobët e ekipit të Edita Tahirit.

“Ky ekip është vetëm një është back vokal i Thaçit e Vuqiqit” ka thënë Selimi.

Kuvendi po debaton për projektligjin e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë. Debati nga pozita ka përkrahur nismën ligjore përfshirë edhe partinë opozitare PSD të Shpend Ahmetit. Partitë e tjera opozitat are e kanë kundërshtuar këtë nismë