Policia: Shmangni Rrugët me Vështirësi në Trafik

Ajo në një komunikatë tregon për rrugët rajonale e urbane ku paraqiten vështirësi në trafik pas reshjeve dhe shkrirjes së borës.

“Rrugët në të cilat janë paraqitur vështirësi në trafik janë disa rrugë të komunës së Gjakovës, Malishevës, Shtimes, Prishtinës, (një korsi afër rrethit të QMI-se) etj, si dhe disa rrugë ne fshatra të këtyre komunave, por edhe te disa komunave tjera,” thuhet në komunikatën e policisë.

Policia kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që t’u shmangen rrugëve në komunat e përmendura dhe pjesët tjera të vendit

“Me qëllim të shmangies së incidenteve dhe krijimit të sigurisë ne trafik, Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit ne trafik që mundësisht të ju shmangen përdorimit të rrugëve ne këto zona ku mund të ketë vështirësi ne qarkullim dhe të përdorin rrugë alternative dhe më të sigurta ku nuk ka vështirësi për qarkullim të automjeteve nga reshjet e shiut,” vijon komunikata.

Policia fton shoferët ta shtojnë vigjilencën, pasi përpos reshjeve të shiut në pjesë të ndryshme të Kosovës ka rënë edhe mjegull.

Ajo falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa tregon se ka shtuar prezencën nëpër rrugë, për të lehtësuar dhe riorientuar automjetet drejt rrugëve më të sigurta.