Policia mbërrin në Leposaviq

Policia e Kosovës ka mbërrit në Leposaviq si pjesë e aksionit kundër kontrabandës së mallrave nga Serbia për në Kosovë.

KALLXO.com sjellë foto të veturave të Policisë së Kosovës që tashmë janë në Leposaviq.

Më herët, Kallxo kishte raportuar se Policia e Kosovës kishte arritur të kalojë barrikadën e vendosur në rrugën për në Zubin Potok.

KALLXO.com raportoi se deri më tani numri i të arrestuarve nga aksioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka shkrua në 10 persona.

KALLXO.com merr vesh se në mesin e të arrestuarve ka edhe pjesëtarë të policisë nga stacioni në veri të Mitrovicës. KALLXO.com ju sjell foto nga aksioni brenda stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës.

KALLXO.com do të sjell detaje nga aksioni në Veri.