Policia konfiskon armë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar sot ka konfiskuar disa armë në fshatin Ballaban të Podujevës. Sipas njoftimit të policisë armët janë konfiskuar në një operacion I cili është zhvilluar mbrëmë në këtë fshat. “Gjatë operacionit janë konfiskuar një pushkë gjysmë automatike një pushkë gjuetie si dhe një revole” thuhet në njoftim.
Sipas policisë gjatë operacionit është arrestuar edhe E.B. dhe I.Sh. që të dy 26 vjeç.