Policia jep detaje për aksidentin te Mensa e Studentëve

5 vetura janë përfshirë në aksidentin e rëndë afër Mensës së Studentëve ku një kamion ka dalë nga rruga e tij, duke goditur mbrojtëset e hekurit anash dhe disa vetura të tjera.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë aksident, duke njoftuar se dy persona janë lënduar.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KALLXO.com.

Tutje policia ka thënë se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

FOTO – Aksident te Menza e Studentëve