Policia bllokon 2 milionë euro të bastoreve në Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë nga aksioni i 22 marsit për kontrollimin e lojërave të fatit.

Sipas njoftimit të policisë në aksionin e realizuar bashkë me Doganën dhe ATK-në janë kontrolluar 235 lokale dhe janë mbyllur 222 prej tyre.

Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga.

Sipas policisë, operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident.

“Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar dhe si rezultat i hetimeve deri më tani përveç tjerash në bankat e Kosovës bazuar në urdhresë të gjykatës janë ngrirë 2.182.500.00 Euro ( Dy milion e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqindë Euro) nga  xhirollogaritë e bizneseve të të dyshuarave”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com kishte shkruar rreth këtij aksioni.

https://kallxo.com/bilanci-i-aksionit-kunder-kazinove-dhe-bastoreve-mbyllen-qindra-te-tilla/