Iustrim

Policia arreston dy persona për gjuajtje me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj dhe Shtime pasi dyshohet se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri.

Policia ka arritur të sekuestroj dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fyshekë.

“Personat e dyshuar me inicialet E. H., 39 vjeçar dhe F. B., 26 vjeçar, janë intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm‘’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’. Rastet janë në procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos perdorin armë gjatë ahengjeve të tyre familjare.