Ilustrim

Polici Special arrestohet për haraç

Një pjestar i Njësisë Speciale Operative në Policinë e Kosovës dhe një qytetar janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës pas zhvillimit të operacionit policor “Haraçi”.

Ky operacion i koduar me emrin “Haraçi” është realizuar sot rreth orës 11:00 në Prishtinë ku hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar, për detyrim.

IPK fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak.

Pas hetimit të zhvilluar nga IPK dhe vërtetimit të informacioneve të pranuara, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar hetimin në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës duke filluar zbatimin e masave të fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e prokurorisë.

Si rezultat i këtij plani, nën dyshimin se është kryer vepra penale “detyrim”, sot janë arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit të cilëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.