Po humbte 2-1, Drita shënon edhe 2 gola për fitoren ndaj Gjilanit (VIDEO)

Drita e ka fituar derbin anamoravës ndaj Gjilanit me rezultat 2-3, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshjen e nisën më mirë Gjilani duke shënuar për 1-0, me Darko Nikacin në minutën e 7’.

Hamdi Namani shënoi për 1-1, në minutën e 27’.

Në minutën e 42’, Nikac e riktheu epërsinë e Gjilanit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1.

Drita e barazoi rezultatin për herë të dytë në minutën e 89’, me Astrit Fazliun.

Golin e fitores e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 90’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 30 pikë.

Kurse, Gjilani në vendin e katërt me 23 pikë.