Pezullohet ankandi për dhënien e kiosqeve në Prishtinë

Me 43 vota për,asnjë kundër dhe  një abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës ka pezulluar vendimin e komunës së Prishtinës për dhënien e kiosqeve.

Propozuesi i këtij vendimi, Agim Gashi nga LDK tha se kjo do të bëhet deri në harmonizimin e kritereve.

Ndërsa kryetari i shoqatës të kiosqeve me biznese të vogla , Sadudin Hasani falenderoi asamblistët për këtë pezullim

Pronarët e 36 kioskave në Prishtinë, për të cilat është shpallur ankand për tu vënë në shfrytëzim po protestuan sërish para Komunës së Prishtinës.

Me pankarta “ Ju jepet të varfërve për t’iu dhënë milionerëve, këta qytetarë janë mbledhur para Komunës së Prishtinës.

Ata janë lejuar që të futen brenda ku po mbahet mbledhja e Asamblesë Komunale.

https://kallxo.com/partneri-i-koalicionit-tradhton-shpend-ahmetin-per-kioskat/

https://kallxo.com/pronaret-e-kioskave-futen-ne-mbledhjen-e-asamblese-se-prishtines/