Përsëri Zyrtari i Prokurimit në Gjykimin e Limajt

Betim Reçica në vitin 2008, në kohën për të cilën akuzohen Limaj dhe të tjerët ishte zyrtar prokurimi në ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomit.

Ai po merret në pyetje nga prokurori Charles Hardaway.

Reçica dëshmoi edhe më 6 janar.

Limaj po akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Në procesin e njëjtë me Limajn për të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.

Më 6 janar Reçica foli për procedurat e tenderimit në ish-Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.

http://kallxo.com/nje-zyrtar-prokurimi-ne-gjykimin-e-limajt/