FOTO ILUSTRIM: Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Përleshja: 4 të Lënduar, 2 të Arrestuar

Në përleshje sipas policisë lëndimet janë shkaktuar nga armët e ftohta.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në fshatin Poklek të Drenasit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:15 kemi marrë informacion për një përleshje mes disa personave. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes ku edhe kanë hasur në katër persona të plagosur me armë të ftoftë,” tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Policia më pas njoftoi se pak kohë pas përleshjes ku janë përdorur thikat, janë arrestuar dy shtatëmbëdhjetëvjeçarë me inicialet V. H. e T. H., të cilëve u është caktuar ndalimi policorë prej 48 orësh për vrasje në tentativë.

Policia dha edhe inicialet e të rinjve të lënduar. Ata janë A. Q., A. V., V. N. dhe S. Q.