Peqin: 14 vjeçari vret vëllanë me pushkë të gjuetisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhru në pyllin e fshatit Galush të Peqinit.

Sipas policisë Shqiptare një 20 vjeçar është vrarë nga vëllai i tij 14 vjeç.

“Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç” thuhet në njoftimin e policisë.

Dy vëllezërit ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.