Arkiv

Arsyet pse u konfiskuan mbi 1 mijë kg mish në Pejë

Burime të KALLXO.com brenda prokurorisë kanë sqaruar se aksioni për konfiskimin e mishit në Pejë është zhvilluar në hapësirat ku tregtohen dhe theren kafshët ilegalisht.
Aty sipas të njëjtave therja e mishit nuk ka qenë e lejuar dhe është kryer pa licencën përkatëse.

18:20
Një aksion i prokurorisë së Pejës i zhvilluar në shitoret të cilat tregtojnë mishin në këtë qytet janë konfiskuar mbi 1 mijë e 600 kilogram mish i dyshimtë.
Në njoftimin e prokurorisë ndër të tjera thuhet se mishi është konfiskuar në gjashtë lokacione në qytetin e Pejës.
Prokuroria sqaron se mishi ishte duke u ruajtur në kushte jo të mira sanitare.
I kontaktuar nga KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se ky nuk është rasti i parë kur janë asgjësuar sasi kaq e madhe e mishit.

“Ky nuk është rasti i parë që Prokuroria asgjëson sasi të madhe të mishit të prishur. Përveç këtij rasti ku u zunë rreth 1000 kilogramë mish i dëmshëm, vitin e kaluar janë kapur rreth 10,000 kilogramë mish, ku 5,000 prej tyre janë asgjësuar pasi që kanë qenë të dëmshme ndërsa 5000 kilogram të tjerë janë shitur përmes procedurës së sekuestrimit”, tha Nikçi.

https://kallxo.com/peje-kapet-mish-i-prishur-arrestohen-tre-persona/

Ai ftoi të gjithë qytetaret e Pejës që të raportojnë nëse hasin në raste të tilla.

“Prokuroria Themelore e Pejës Inkurajon të gjithë qytetaret të cilët hasin në rastet e tilla, në produkte të dëmshme ushqimore që pa hezitim ti raportojnë ato qoftë në polici apo drejtpërdrejtë në Prokurorinë Themelore të Pejës”, shtoj Nikçi.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’