Ilustrim

Pejanët i vjedhin çantën shtetases amerikane

Dy persona, njëri prej tyre i moshës së mitur janë arresuar nga policia në Pejë për një vjedhje.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:00, dy të dyshuarit i kanë vjedhur qantën një shtetase të Amerikës.

I gjithë rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Wesli Clark”, në Pejë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.