‘Pastrimi’-t i zhbllokohen xhirollogaritë

Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se llogaritë bankare të cilat kanë qenë të bllokuara për rreth një javë, tashmë janë zhbllokuar dhe shërbimi i mbeturinave do të kryhet si zakonisht.

“Njoftojmë qytetarët që do të mundohemi që një gjë e tillë nuk do të përsëritet, pasi që do të shikojmë mundësinë e riprogramimit të borxhit me Kompaninë për Menaxhim të Deponive të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kompanisë “Pastrimi”.

Ndaj bllokimit të llogarive të kësaj kompanie, sot ka reaguar edhe kryetari Shpend Ahmeti, ku kishte kërkuar nga qeveria që sa më shpejtë të zhbllokohen xhirollogaritë dhe kishte ofruar ndihmë për kompaninë.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës për gjendjen e krijuar në kryeqytet, si pasojë e mosgrumbullimit të bërllokut nga “Pastrimi”.