Pamjet kur aeroplani me 89 pasagjerë ulet në tokë pa rrotën e parë

Një pilot i kompanisë ajrore “Myanmarit” ka ateruar dhunshëm në aeroportin ndërkombëtar Mandale vetëm me rrotë të pasme pasi të përparmet dështuan.

Heroi i momentit shpëtoi jetën e 89 njerëzve në bord kur ai bëri ulje të suksesshme emergjente, transmeton rtv21.tv.

Piloti i avionit kishte njoftuar kontrollin e fluturimit se kishte probleme me rrotat e para të fluturakes.

Por, avioni ateroi vetëm me rrotë të pasme, ndërsa pjesa e përparme e avionit ”hunda” e goditi pistën.

Rasti kishte ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit të së dielës.

Një video qarkullon në mediat sociale duke pasqyruar ulje përpara se si “hunda” e avionit e preku pistën.