Pamje nga reagimi i policisë pasi i riu therë me thikë bashkëmoshatarin

Në edicionin e radhës të emisionit “Drejtësia në Kosovë” janë transmetuar pamjet e reagimit të policisë pas një tentim vrasjeje në Prishtinë.

Reagimi i policisë është inicuar pasi një i ri ishte therur me thikë. Hetuesit e stacionit Qendra shihen në pamje tek shkojnë tek shtëpia e të dyshuarit ku takojnë babanë e tij.

Pas shkëmbimit të disa fjalivei riu i dyshuar ekspozon thikën me të cilën ka kryer aktin. Në pamjet e shfaqura mund të ndiqni edhe momentin e prangosjes dhe mesazhin e policit “jeni i arrestuar për tentim vrasje dhe keni të drejtë të heshtni”.

Aksionet e rubrikës policia filmohen në kohë reale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

 

Aksionin mund ta ndiqni nga minuta e 29 në videon vijuese.