Foto: Presidenca e Kosovës, Facebook
Osmani në Paris me ftesë të Macronit, merr pjesë në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë
Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë në Francë.
E para e Kosovës ka udhëtuar për në Paris më 03.10.2024 më ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Siç njofton Presidenca, gjatë qëndrimit në Paris, Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj.
“Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit”- thuhet në njoftim.
Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.