Opozita: Oborri i Qeverisë Vend i Krimit

Në një aksion simbolik të mbajtur sot në mesditë përfaqësues të opozitës e kanë rrethuar qeverinë me shirita  me mbishkrimin “ Vend i krimit, këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”.

Opozita po e akuzon qeverinë për shkelje të kushtetutës pasi Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor tha se parimet e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe nuk janë në tërësi në pajtim me frymën e kushtetutës.

Por kushtetuesja nuk e anuloi këtë marrëveshje.

http://kallxo.com/kushtetuesja-vendosi-per-asociacionin/

Gurjeta Zeka aktiviste nga Lëvizja “Vetëvendosje” tha se marrëveshjet e bëra nga Qeveria e Kosovës janë marrëveshje kriminale dhe për këtë arsye partitë udhëheqëse duhet të japin dorëheqje.

“Sot jemi në një situatë të re, përveçse do të ndalen marrëveshjet, edhe qeveria duhet të largohet, e gjithë kjo do të bëhet me vullnetin e qytetarëve,” tha Zeka.

Endrit Hoxha nga Nisma për Kosovën tha se qeveria i fali tokë Malit të Zi.

“Synimi i vetëm i tyre u bë falja e mijëra hektarëve të tokës së Kosovës dhe krijimi i zajednicës. Ata shkelën kushtetutën, andaj ata duhet të dorëhiqen,” tha Hoxha.

opozita opozita2

Aksioni i opozitës u mbajt vetëm dy ditë para protestës së 9 janarit që do të zhvillohet në Prishtinë.

Që nga 28 nëntori i vitit të kaluar, opozita zhvilloi disa tubime nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

http://kallxo.com/live-manifestimi-opozitar-i-28-nentorit/