Njëzetëvjet nga Rambujeja, promovohet libri “Kështjella e (mos)Marrëveshjes”  i Adnan Merovcit

Adnan  Merovci, ish -truproja i ish- presidentit Ibrahim Rugova ka promovuar sot, më 18 mars 2019, në Kino ‘Armata’ në Prishtinë librin “Kështjella e (mos)Marrëveshjes”.

Libri është promovuar me rastin e  20 vjetorit të Konferencës së Rambujesë.

Promovimi është hapur me një video dokumetar  përgatitur enkas për këtë promovim përmes së cilit janë dhënë në mënyrë kronologjike janë pasqyruar zhillimet që që karakterizuan para gjatë dhe pasë Rambujesë.

Gjatë këtij domument janë pasqyruar momentet më të rëndësishme dhe të të atyre ngjarjeve, siç ishte rasti i përballjes  së Thaçit me delegatë serb në një moment, apo edhe mos pranimin e urdhërit të sigurimit që Rugova ta heq shallin.

‘Delegatët serb në Rambuje  në një rast  sa panë Thaçin filluan shanin, e Thaçin kur u afrua afer tyre i gjuanti me nje grusht zallë’, ka treguar Merovci gjatë dokumentarit.

“Kështjella e (mos)Marrëveshjes” është ditari autentik për mes së cilit Merovci ka përmbledhur prapa skenat e zhvillimet që kanë karakterizuar procesin e Rambujesë, sidomos  marrëdhëniet brenda delegacionit kosovarë.

Gjatë fjalë së tij me këtë rast autori i libritt Merovci ka thënë shënimet në ditarin e tij janë pasqyrim i gjithë asaj se çfarë ka karakterizuar konferencë. Nërsa ka bërë të ditur se brenda dy muajve ai do tw sjellë edhe librin e dytë “Pengu” i cili do të përfshijnë peridhën e pengëmarrjws së Rugovë nga autoritetet serbe e më pas.

“Libri ka saktësi pasi është shkruar në ndjesinë kohës dhe përpliuar ashtu siç unë i kam parë zhvillimet me syt e mi”, ka thënë ndër të tjera Merovci.

Për librin ka folur edhe Mark Marku

Libri tregon një ngjarje me rëndësi duke sjellë dëshmi rreth asaj çfarë ka karakterizuar ngjarjet e Rambujesë, sidomos

‘Merovci ka sjell përmes këtij ditari ka lënë një dëshmi mjaft me rëndësi për popullin e Kosovës, por eshe gjithë shqiptar’, ka thënë Marku, duke shtuar se kjo ngjarje nuk duhet ngjyrosur me ideologji politike.

Ndërsa ka lartësuar figurën e Rugovës.

Ka folur edhe Skënder Zogaj recensent i librit, sipas të cili libri sjell prapaskenat, mosmarrëveshjet dhe kundërshtimet, sipas tij të një pjese të delegacionit kosovarë që përfawësonin UCK_në.

“Pavarësisht se autori nuk i komenton zhvillimet, përmes këtij libri mësojmë pë ata që ishin kundë nënshkrimit të marrëveshje së Rambujesë”, ka thënë ndēr të rjerash Zogaj

Për librin ka folur edhe Arsim Bajrami iah këshilltar juridik i delegacionit të kosovarë në Rambuje i cili ka pohuar se Rambujeja iahte një ngjarje gjeopolitike globale dhe  moment i kthesw historike për shqiptarwt, pasi siç ka vazhduar ai më tej,  pwr herw tw parw u bënë faktorë i rëndësishëm politik.

“Pavarësisht lajthitjsbe dhe mospajtimeve brenda delegacionit tonë,  Rambujeja është një kthesë historike. Pa Rambujen krijimi i shteti i Kosovës, do vonohej”, ka pohuar Bajrami.