Një Predhë Gjermane Gjendet në Lupç

Policia në raportin e saj 24 orësh bën të ditur se një person ka treguar se gjatë punimeve kishte hasur në një mjet shpërthyes.

Forcat e rendit më tutje në raport tregojnë se mjeti shpërthyes ishte një predhë e Luftës së Dytë Botërore.

“Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes që ishte një predhë gjermane e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në raport.

Predha është tërhequr pa ndonjë incident.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për gjetjen, ose vendosjen e mjeteve shpërthyese. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.