Foto: Ilustrim

Një polic i lënduar në incident në Drenas

Janë arrestuar dy burra pasi që të njëjtit dyshohet kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave zyrtare, ku edhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Drenas rreth orës 23:55.

Siç bëhet e ditur, njëri nga të dyshuarit ka kërkuar tretman mjekësor dhe është dërguar në QKUK.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.