Nexhmie Pagarusha

Nis puna për monografinë për këngëtaren Nexhmie Pagarusha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe  organizata “Integra”, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me qëllim për financimin e projekti për të realizuar monografinë për këngëtaren Nexhmie Pagarusha.

Monografia, sipas një komunikate të MKRS-së, do të vijë si histori e shtrirë në formë romani me qëllimin që publikut t’i prezantohet i gjithë mozaiku jetësor e artistik i Pagarushës, dhe do të përmbledhë gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj prej artisteje.

Me këtë rast ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi ka thënë se monografia do të vë në pah rëndësinë e karrierës muzikore të Pagarushës, që përfaqëson një pjese vitale të trashëgimisë shpirtërore të vendit tonë”.

Foto: MKRS

“Projekti, pjesë përbërëse e këtij Memorandumi zbatohet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore. Libri do të mbetet trashëgimi e institucioneve të vendit dhe brezave të rinj”, ka thënë ministri Gashi.

Ndërkaq, Kushtrim Koliqi nga  “Integra”, ka  sqaruar se përveç rrëfimit të këngëtares Pagarusha si bosht i rrëfimit të librit do të jenë edhe intervistat me muzikantë të tjerë që kanë punuar në këngët e Pagarushës, botimet kritike, etj.