New York Times: Grenell përfshihet në bisedime për ndërrimin e pushtetit në Venezuelë

Richard Grenell, aleat i ngushtë i Presidentit Trump u takua fshehurazi me një bashkëpunëtor të Presidentit Nicolás Maduro, të cilin Shtetet e Bashkuara nuk e njohin si udhëheqësin e Venezuelës. Udhëtimi i Grenellit ishte një befasi për zyrtarët e lartë të administratës Trump, përfshirë edhe vetë sekretarin e shtetit, shkruan New York Times

 

Më shumë se një muaj më parë, respektivisht me 17 shtator, Richard Grenell, një përkrahës i zëshëm i Presidentit Trump në fushatën aktuale elektorale, pati një takim më Jorge Rodriguez, ish presidentin venezuelas si dhe aleatin e ngushtë të Presidentit Maduro, për të ndihmuar në një tranzicion të qetë të pushtetit, thotë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Në rast se Z.Maduro do të ishte pajtuar me këtë, atëherë kjo do mund të kishte qenë një fitore e politikës së jashtme të presidentit Trump pak javë para zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, nuk ka ndonjë dëshmi se ky udhëtim i Grenell të ketë dhënë ndonjë efekt dhe, po ashtu, nuk ishte e qartë pse Z. Maduro, një burrështetas i fortë socialist i cili me sukses ka arritur ta mbajë pushtetin përkundër mospajtimeve dhe kundërshtimeve nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, do të pranonte që të tërhiqej.

Ky udhëtim, për Departamentin e Shtetit si dhe për disa zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë kishte zgjuar një konfuzion në lidhje me atë se cili kishte qenë qëllimi i këtij takimi.

Sipas një personi i cili kishte qenë i përfshirë në aranzhimin e këtij udhëtimi, qëllimi kishte qenë të negociohej për lirimin e të arrestuarve amerikanë në Venezuelë, megjithatë zyrtari nga Shtëpia e Bardhë e po ashtu edhe Grenell e mohuan një gjë të tillë.

Vitin e kaluar, Trump i kishte kërkuar Maduros që të dorëhiqej dhe SHBA zyrtarisht e kishin njohur Juan Guaido, ish kreun e parlamentit dhe udhëheqësin opozitar, si president të Venezuelës.

Ky qëndrim i Presidentit Trump i cili kishte qenë ndër të parët që i ka dënuar  politikat udhëheqëse të  Z. Maduro, duke marrë shumë aplaudime nga vijat e ashpra amerikane, përfshirë votuesit latinë në Florida, një shtet potencial në të cilin Trump do të mund ta merrte shumicën e votave.

Megjithatë, njerëz afër Presidentit Trump e kanë vënë në pikëpyetje zotimin e tij për ndryshime në lidershipin venezuelas pasi që ish këshilltari i tij për siguri Kombëtare, John Bolton, kishte shkruar në librin e tij  se Trump ishte i impresionuar me rezistencën e z. Maduro, i cili e ka ruajtur mbështetjen e ushtrisë së vendit të tij.

Në muajin Korrik, Z.Trump kishte udhëtar në Florida për të risiguruar kundërshtimin e tij ndaj Z.Maduro si dhe ndaj qeverive tjera socialiste në Amerikën Latine. Trump e ka akuzuar rivalin e tij nga Partia Demokratike, Joe Biden, se ka përkrahur “politika pro-komuniste” në Amerikën Latine në atë që shihej si një përpjekje për ta dhënë mbështetjen e tij për disa vende latino-amerikane.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka thënë se takimi i Z.Grenell me Z.Rodriguez i ka anashkaluar kanalet e vendosura diplomatike për të siguruar një fitore të politikës së jashtme të presidentit Trump para zgjedhjeve.

Gjatë muajve përmbyllës të fushatës presidenciale, Trump u përpoq ta shfaqte punën e tij në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë lirimin e pengjeve amerikanë në Jemen, nënshkrimin e një marrëveshje historike paqeje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, dhe premtimin për tërheqjen e trupave amerikanë nga Iraku dhe Afganistani. Njëkohësisht, Trump ka kërkuar një marrëveshje të re të armëve bërthamore me Rusinë.

Z.Grenell i cili ka shërbyer si ambasador në Gjermani si dhe ushtrues detyre i Inteligjencës Kombëtare, ka qenë i përfshirë një përpjekje tjetër së fundmi për arritjen e një marrëveshjeje të madhe ndërkombëtare duke u caktuar si Emisar Special për bisedime të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe pse Departamenti i Shtetit tashmë e kishte një Emisar Special në rajon.

Stili i tij i guximshëm dhe sfondi partizan zgjoi një indinjatë në mesin e disa prej atyre me të cilët ai kishte punuar.

Vizita e Grenellit në Meksiko City ishte befasuese edhe për zyrtarë të lartë të administratës së Trump, përfshirë edhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, duke mos qenë në dijeni të detajeve të këtij udhëtimi si dhe shqetësimeve  se ky udhëtim mund ta ketë vënë në konfuzion Z.Guaido lidhur me diplomacinë amerikane si dhe shqetësime tjera se Administrata e Trump nuk ishte e afërt lidhur me strategjinë e saj.

Ky udhëtim po ashtu ka vënë në pah dallimet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, me zyrtarë të cilët e kanë mohuar tash e një kohë të gjatë se Administrata Trump po zhgënjehej me z. Guaidó dhe ngërçin në Venezuelë ndërsa Uashingtoni ka vënë sanksione ekonomike kundër qeverisë së Z. Maduro dhe besnikëve të saj.

Grenell ka refuzuar të komentojë përveç se të mohonte se udhëtimi i tij në Venezuelë kishte të bënte me negociimin e pengjeve amerikane.

Në anën tjetër, Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë hodhi poshtë idenë se udhëtimi i Z. Grenell kishte për qëllim të negocionte lirimin e të arrestuarve, në vend që ta portretizonte atë si një përpjekje për të lehtësuar dorëheqjen e Z. Maduro.

“Ne jemi shumë të përkushtuar që ta shohim Maduron teksa largohet nga pushteti dhe ta kemi Z. Guaidó në postin e Presidentit,” tha ky zyrtar amerikan.