Në Paraburgim të Dyshuarit për Krim të Organizuar

Në komunikatën për media thuhet se Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, PPR.KR.nr.550/2015, të datës 24.12.2015.

Të pandehurit dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprën penale detyrim.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës, janë plotësuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin e masës se paraburgimit.