Në ditën kur Thaçi po intervistohet nga Specialja, Ambasadori i ShBA-së bisedoi me Kryetarin e OVL të UÇK-së

Ambasadori i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett sot ka zhvilluar bisedë virtuale me Kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Kosnett përmes një postimi në twitter ka thënë se mezi pret të bashkëpunojë me veteranët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.

“ Diskutimi mire sot me Z. Gucatin për çështje të veteranëve. Ambasada mezi pret angazhimin e mëtutjeshëm me veteranët e UÇK-së”, ka shkruar ai.