Në ditën e Bajramit 53 të arrestuar për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës ka ndaluar 53 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar masat kundër përhapjes së coronavirusit. Sipas njoftimit të policisë, 33 persona janë ndaluar në Komunën e Ferizajt, 12 persona në Prizren, 5 në Gjilan dhe 3 në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Që prej 18 majit, në Kosovë ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave kundër coronavirusit. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, deri më tani janë regjistruar 1 mijë e 32 raste me koronavirus. Prej tyre, 789 janë shëruar dhe 29 pacientë kanë vdekur.RTV21