FIFA - Foto: Rtv21

Ndryshon ranglista e FIFA-së, Kosova ngritet në pozitë

FIFA ka bërë publike listën e renditjes së kombëtareve, ku ka pasur disa ndryshime, përfshi edhe Kosovën e Shqipërinë..

Kombëtarja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë kanë ndryshuar pozita me ranglistën e re të FIFA-së të publikuar gjatë ditës së sotme.

Herën e fundit, Kosova ishte në vendin e 109-të, kurse me ranglistën e re Kosova është radhitur në pozitën e 107-të me 1173.9 pikë të grumbulluara.

Ndryshime ka pasur edhe te Kombëtarja e Shqipërisë. Deri herën e fundit Shqipëria pozicionohej në pozitën e 65-të, ndërsa tash me ranglistën e re, Shqipëria pozicionohet në pozitën e 66-të me 1371.86 pikë të grumbulluara.