Ndalohen dy persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të dhunimit

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka ndaluar dy persona. Të pandehurit S.H. dhe V.L., janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale dhunimi, vepër kjo e dënuar me ligj.

Sipas Prokurorisë të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve shkurt dhe mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht një të mitur, e cila ishte nën moshën 16 vjeçare.

“Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh dhe ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan”, përfundon njoftimi i Prokurorisë.