Pamje - qyteti i Ferizajt

Ndalim për Hyrje Ilegale dhe Kontraabandim me Migrantë

Policia dje rreth orës 11:00 ka identifikuar dhe ka ndaluar gjashtë shtetas të huaj të cilët dyshohen se në Kosovë kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Sipas raportit ditor të policisë viktimat e kontrabandimit janë dërguar në qendrën për azilkërkues dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të kontrabandimit me migrantë.