Mustafa thotë se do të qëndrojë në Qeveri deri sa të kalojë situata me Coronavirus

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas deklaratës se parita e tij do të iniciojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, tha se do të qëndrojë në Qeveri deri sa të kalojë situata me Coronavirius.

“Ne duhet ta bëjmë gjendjen e jashtëzakonshme. Ne do të qëndrojmë në Qeveri deri ta kalojmë këtë gjendje me Coronavirus”, tha Mustafa.

Kryetari i LDK-së tha se partia e tij nuk është as me presidentin as me kryeministrin, por me Kosovën.

“Në asnjë rast LDK e as unë nuk e kemi thjeshtëzuar problemin se a jemi me Albin Kurtin apo Hashim Thaçin. LDK-ja  është me Kosovën”, deklaroi Mustafa në konferencë.

 

Kryesia e LDK-së

Kryesia e LDK-së

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 18 mars 2020

.