Nga një takim i mëhershëm Mustafa-Biden | Foto: Zyra e Kryeministrit

Mustafa Gati për Mikun Biden

“Po bëjmë përgatitjet intesive për pritjen e mikut të madh të Kosovës, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Bajden. Vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën,’ shkroi Mustafa në Facebook.

Biden pritet ta vizitojë Kosovën më 16 e 17 gusht, ndërsa gjatë kësaj vizite sipas agjendës së paralajmëruar do të takohet me Presidentin Thaçi, Kryeministrin Mustafa, ndërsa do të jetë i pranishëm në emërimin e magjistrales Ferizaj-Gjilan me emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden.

Më tutje në postimin e tij Mustafa miqësinë me Amerikën e lidhi me filozofinë politike të ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova.

“Themel i rugovizmit, pra i strategjisë politike të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova ishte miqësia e përhershme me SHBA-të. Aleanca Veriatlantike e udhëhequr nga SHBA e shpëtoi Kosovën nga ekzodi, shfarosja dhe zhbërja,” shkroi më tutje Mustafa.