Ilustrim - Policia në aksion

Mramor: Zhduken dy vajza u nisën drejt Prishtinës

Dy vajza nga fshati Mramuer i Prishtinës janë raportuar të zhdukura gjatë të dielës.

Raporti i policisë për ngjarjen sqaron se vajzat kanë dalë nga shtëpia pa njoftuar asnjërin prej familjarëve dhe janë zhdukur në rrethana misterioze.

Vajzat sipas raportit janë të mitura ndërsa në një komunikim që njëra prej tyre e ka pasur me nënën e saj e ka njoftuar se janë nisur për në Prishtinë.

Me rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit ndërsa policia është vënë në kërkim të vajzave.